11,09,2025

Ferizaj në krye të komunave me performancën më të mirë në 2018-tën

Must Read

Viti i parë i qeverisjes lokale udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu mori vlerësim dhe shpërblim sot nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në kuadër të vlerësimit dhe fondit stimulues për performancën e shërbimeve komunale gjatë vitit 2018.

Në takimin e sotëm të organizuar nga MAPL, ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hodžić bashkë me zëvendësministrat e kësaj ministrie, Beqir Fejzullahu, Bashkim Krasniqi dhe sekretaren e përgjithshme të MAPL-së, Rozafa Ukimeraj hapën ceremoninë e publikimit të Raportit të Performancës së Komunave për vitin 2018 dhe ndarjen e shpërblimeve për Komunat.

Ferizaj është ranguar në top dhjetëshen e komunave me performancën më të lartë të shërbimeve komunale, me vlerësim prej 73.61% duke lënë prapa qytete të mëdha si Prishtina, Prizreni, Gjakova, Podujeva e të tjera.

Albion Sherifi, koordinator i Performancës Komunale në Komunën e Ferizajt ishte i pranishëm në këtë ceremoni të publikimit të Raportit të Performancës Komunale për vitin 2018 dhe ndarjen e shpërblimeve ku pjesëmarrës ishin Kryetarët e Komunave të Kosovës.

Komunat e shpërblyera në mesin e tyre edhe Komuna e Ferizajt do të përfitojnë grant të performancës për këtë sukses të arritur në ofrimin e shërbimeve komunale. Vlera e fondit stimulues arrin në 1.5 milionë euro, ku 1.3 milionë euro janë ndarë për 24 komuna me performancën më të lartë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img