Menjëherë pasi ka zgjedhur Lumir Abdixhikun si kreun e ri të partisë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur edhe Këshillin e Përgjithshëm.
Në prani të delegatëve, LDK ka zgjedhur në takimin e sotëm Këshillin, ndërsa zgjedhja e Kryesisë së partisë është vendosur që të zgjedhet në një takim tjetër.
Me propozimin e kryetarit të ri, Lumir Abdixhiku, në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së me automatizëm bëjnë pjesë edhe kryetarët e degëve, e që Ferizajn nga ky subjekt politik do ta përfaqësojë Muharrem Svarqa.
Ndërsa me procedur të rregullt të votimeve u zgjodhën edhe anëtarët tjerë ku në këtë përbërje prej 101 anëtarëve , nga Ferizaj do të jenë : Gëzim Kokollari, Blerim Grainca, Saranda Musliu, Miranda Xhokli dhe Vehbi Emini.
Procesi i zgjedhjeve në LDK është vlerësuar sot si demokratik dhe shembullor.
Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i partisë duke fituar bindshëm ndaj dy rivalëve partiak, Lutfi Haziri e Besian Mustafa