28,05,2025

Ferizaj në Bruksel: Kryetari Agim Aliu pjesë e panelit të Komitetit Evropian të Rajoneve

Must Read

Bruksel, 27 Maj 2025 – Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, po merrë pjesë në një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, ku përfaqësoi Kosovën në Komitetin Evropian të Rajoneve, në cilësinë e përfaqësuesit të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Në këtë takim të nivelit të lartë, i cili po mbahet në kuadër të punimeve të Komitetit Evropian të Rajoneve në Bruksel, u themelua Grupi për Kosovën – një forum i ri që synon të fuqizojë pozicionin e komunave kosovare në skenën evropiane. Kryetari Aliu ishte pjesë e panelit diskutues dhe inaugurues të këtij grupi, në një ditë simbolike për Bashkimin Evropian – pikërisht në ditën e zgjerimit të BE-së.

“Kënaqësi e veçantë të jem pjesë e panelit diskutues e inaugures në punimet e Komitetit Evropian të Rajoneve, ku u themelua Grupi për Kosovën në këtë institucion të rëndësishëm të BE-së. Asociacioni i Komunave të Kosovës merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit dhe partnerit bashkëpunues, duke hapur kështu një mundësi të re për forcimin e bashkëpunimit, rrjetëzimit dhe shkëmbimit të praktikave me rajonet evropiane,” deklaroi Kryetari Aliu në një postim të bërë nga Brukseli.

Pjesëmarrja në këtë forum është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të agjendës institucionale-shtetërore të Kosovës në raport me mekanizmat e Bashkimit Evropian. Themelimi i Grupit për Kosovën pritet të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes komunave të Kosovës dhe homologëve të tyre në vendet anëtare të BE-së, duke hapur rrugën për projekte të përbashkëta dhe mbështetje në proceset e integrimit.

Kjo ngjarje e rëndësishme vjen si dëshmi e përkushtimit të institucioneve lokale të Kosovës për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve evropiane dhe për të ndërtuar një të ardhme më të integruar për qytetarët e vendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajt i shtohet edhe një park i ri e hapësirë rekreative në qytet

Filluan punimet për rregullimin e parkut e këndit të lojërave në rrugën "Sali Çeku", projekt ky që po zhvillohet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img