09,09,2025

Ferizaj nderon “Qytetarin e Nderit të Ferizajt”, humanistit italian, Don Sandro Sciaboletta

Must Read

Nën organizimin e Komunës së Ferizajt, pasditen e sotme, u ndezën qirinjë pranë ndërtesës së Komunës, në nderim të veprës së jashtëzakonshme për Ferizajn e ferizajasit të “Qytetarit të Nderit të Ferizajt”, humanistit italian, Don Sandro Sciaboletta, i cili u nda dje nga jeta.

Don Sandro dha kontribut të jashtëzakonshëm për shërimin e fëmijëve nga Ferizaj në Itali, mundësimin e studimeve universitare në Itali për shumë studentë ferizajas si dhe përkrahje të tjera në fushën e mirëqenies sociale e shëndetësisë për Ferizaj, për të cilën ferizajasit e Komuna e Ferizajt do të jetë falënderuese e mirënjohëse përherë.

Dritë pastë shpirti i tij fisnik!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shfaqja “13” e Teatrit “Adriana” shpërblehet me disa çmime në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Ferizaj, Shtator 2025 – Një sukses i jashtëzakonshëm për Teatrin “Adriana”! Në edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img