27,12,2024

Ferizaj nderon kompozitorin Ramadan Ramadani

Must Read

Trupa Artistike e Ferizajt ka organizuar një koncert për nder të  Kompozitorit  dhe dirigjentit të njohur Ramadan Ramadani.

Në këtë koncert  morën pjesë 13 këngëtar të cilët interpretuan këngët e profesor Ramadan Ramadani.

Ky është koncerti i dytë që organizohet nga  Trupa Artistike e Ferizajt e  cila po nderon figurat e artit të cilët  i dhanë emër Ferizajt dhe  kulturës ferizajase.

Ishte ky koncert kushtuar Profesor Ramadan Ramadani, një artist i përmasave të rralla, simbol i energjisë së pashtershme krijuese, kompozitor i 60 këngëve  korale për fëmijë dhe 18 këngëve popullore, dirigjent i papërsëritshëm. Një jetë kushtuar artit.

E veçantë e kësaj mbrëmje ishte edhe vetë prezenca e profesor Ramadan Ramadani, të cilit iu dha edhe një mirënjohje në emër të kryetarit të komunës së Ferizajt Agim Aliu, për veprën dhe krijimtarinë e tij artistike.

Për këtë organizim dhe këtë nder që i bëri Trupa artistike e Ferizajt nën udhëheqjen e  Bardhyl Abazit, fjalë falënderimi pat edhe  vet kompozitori Ramadan Ramadani.

Në këso raste  zakonisht eksponentët mbajnë një fjalim të gjatë, por kësaj radhe Kompozitori Ramadan Ramadani falënderoi shumë i emocionuar shumë shkurt , “Faleminderit”, edhe një shembull që ai gjithë krijimtarinë e tij ia kushtoi qytetarëve, artdashësve që nga Ferizaj e më gjerë.

Ndërsa mysafirët e pranishëm u ndanë të kënaqur me programin e shfaqur  me këngët  e kompozitorit Ramadan Ramadani,  një koncert që me vite i ka munguar publikut ferizajas.

Koncerti u përcjell nga grupi instrumental nga Ferizaj nën dirigjim të dirigjentit Valton Beqiri

Kush është  Ramadan Ramadani

Për herë të parë filloi të punoj në vitin 1974 në Ferizaj, me korin e qytetit ,,Fëmijët e gëzuar“. Pastaj vazhdoi të punoj me korin e shkollës fillore ,,25 Maji“ që tash mban emrin Gjon Serreqi. Me këtë kor në vitet 1978, 1979 dhe 1980 dirigjenti Ramadan Ramadani arrin të jetë fitues i trefishtë i festivalit të koreve të Fëmijëve të Kosovës që mbahej në Prishtinë. Dëshira e dirigjentit R. Ramadani ishte që këngët e kompozitorëve shqiptar ti interpretoj sa më bukur, në nivel të lartë artistik. Karakteristikë e tij gjatë punës me kor ishte kultivimi i tingullit të unifikuar dhe interpretimi me efektet e përjetimit me anë të dinamikës, që te dëgjuesit të përcillej me emocione të shumta. Pas mbarimit të Akademisë së Muzikës pranë Univerzitetit të Prishtinës prof. Ramadan Ramadani nga data 05. 01. 1981 filloi të punoj në Radio Televizionin e Prishtinës, në vendin e punës: Dirigjent i korit të fëmijëve të RTP-së, pasi që më parë e kaloi me sukses audicionin pranues, para komisionit në përbërje të kompozitorëve Rexho Mulliqi, Rafet Rudi, Pranvera Badivuku dhe Redaktorja e korit, këngëtarja e Hermina Delhysa- Lekaj. Dirigjigjenti R. Ramadani me korin e RTP-së mbante prova për çdo ditë. Këngët e ushtruara i incizonte në studion e produksionit muzikor të RTP-së, për nevojat e programeve muzikore të Radios dhe Televizionit. Nga viti 1981 kori i fëmijëve të RTP-së i drejtuar nga dirigjenti R. Ramadani me shumë sukses prezantohet në festivalin prestigjioz të këngëve për fëmijë ,, Akordet e Kosovës“, në Skenën Muzikore të Prishtinës, në festivalin ,,Ditët e Muzikës Kosovare“ në Gjakovë. Në këtë Festival të rëndësishëm kori i fëmijëve të RTP-së interpretonte këngë korale të kompozitorëve tanë: Lorenc Antoni, Zeqirja Ballata, Vinçenc Gjini, Rafet Rudi, Esat Rizvanolli, Rauf Dhomi, Pranvera Badivuku, Ramadan Ramadani, Tomor Berisha Seniha Spahiu, Shuaip Krypa, Musa Piperku Severin Kajtazi, Sevime Gjinali etj. Kori i fëmijëve të RTP-së ishte shumë i dashur edhe për poetët dhe shkrimtarët e Kosovës të cilët rregullisht e ftonin të prezantohej me disa këngë në Orën e madhe letrare të Pionierit, revistës së nxënësve të shkollave fillore të Kosovës. Ky kor prezantohet edhe në manifestimin kulturor për shenimin e 40 vjetorit të themelimit të Entit për botimin e teksteve shkollore. Kori i fëmijëve të RTP-së në vitin 1984 për herë të parë merr pjesë si garues në festivalin e koreve të fëmijëve të Kosovës, në Prishtinë dhe shpërblehet me vendin e parë. Në festivalin e koreve të fëmijëve në Shabac, e merr shpërblimin e vendit të tretë. Kori i fëmijëve të RTP-së u prezantua edhe në programet muzikore të përbashkëta me korin e njohur ,,Colegium Cantorum“ të udhëhequr nga dirigjenti Mark Kaqinari dhe me korin profesional të RTP-së të udhëhequr nga kompozitori dhe dirigjenti Rafet Rudi. Kori i fëmijëve të RTP-së i pregaditur nga dirigjenti R. Ramadani me korin profesional të RTP-së të pregaditur nga dirigjenti Baki Jashari me solo këngëtarët Xhelal Bakraqi, Merita Juniku, Ahmet Dërguti, Hermina Delhysa-Lekaj, Rrustem Musliaj, Jasmina Omeragiq, Gani Miftarin de me aktoren në rrolin e recitatores Safete Rugova të përcjellur nga Orkestra Sinfonike e RTP-së e drejtuar nga dirigjenti Bajar Berisha, morrën pjesë në realizimin e Operës ,,Dasma Arbëreshe“ të Kompozitorit Rauf Dhomi. Kjo Operë e mrekullueshme për herë të parë u realizua në mënyrë brilante, në formë koncertale në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë me datën 22. 06. 1990. Ky koncert i korit të fëmijëve të RTP-së që adhurohej nga të gjithë fëmijët artdashës të Kosovës, i korit profesional të RTP-së dhe i Orkestrës Sinfonike të RTP-së ishte i fundit, sepse me datën 05. 06. 1990 këto ansamble të mrekullueshme nga sallat e ushtrimeve të produksionit muzikor të RTP-së përjashtohen dhunshëm nga forcat e qeverisë sërbe. Dirigjenti R. Ramadani me korin e fëmijëve ,, Rilindja“ të fshatit Keqekollë të malësisë së Gollakut, me datën 05. 10. 1990 në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë realizon koncertin jubilar për shenimin e 80 vjetorit të lindjes së bijës shqiptare, Nobelistes Shën Nënë Terezës. Ky ishte koncerti i parë i organizuar nga Shoqata e kompozitorëve të Kosovës e kryesuar nga akademiku dhe kompozitori Zeqirja Ballata që u mbajtë në kohën kur Kosova ishte në gjendje të rëndë okupuese. Në këtë koncert duhej të ishte prezente edhe Nëna Tereze, ajo për arsye shëndetësore nuk mundi të vinte në Kosovë. Megjithatë publiku i shumtë në këtë koncertë përbëhej nga intelektualët dhe komuniteti fetar, sidomos nga murgeshat, motrat e nderit të cilat pas mbarimit të koncertit të mrekullueshëm të korit Rilindja, me shumë mirësjellje falënderuan dirigjentin R. Ramadani. Të ftuar nga ipeshkvi i Kosovës Nik Prela, kori ,, Rilindja“ dhe dirigjenti R. Ramadani me datën 08. 10.1990 u prezantuan në manifestimin gjithëpopullor para njëqind mijë vetëve në ambient të hapur në fshatin Bishtazhin. Me datën 20 10 1990 ky kor prezantohet në Preshevë me rastin e themelimit të shoëatës humanitare ,, Nëna Tereze. Në vazhdim kori Rilindja Me dirigjentin R. Ramadani të ftuar nga Kryesia e Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës prezentohet në festivalin ,, Ditët e Muzikës Kosovare në vitet 1990, 1991 dhe 1992. Kori ,, Rilindja me korin e Fakultetit të Mutikës u prezantuan në koncertin e përbashkët me radtin e shenimit të 80 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Kori ,, Rilindja me dirigjentin R. Ramadani u prezantuan edhe në shumë manifestime kulturore për shenimin e festave kombëtare që organizoheshin në fshatrat e Kosovës, në fshatrat Bullaj, Koloq, Mramor, Kurtaj, Keqekollë, Sallagrazhd, Haxhaj të Rugovës, Prapashtisë etj. Fjatë punës me korin e fëmijëve të shkollës ,,Rilindja“ dirigjenti Ramadan Ramadani nga viti 1990 deri në vitin 1994 punoi edhe në shmm ,, Prenk Jakova“ në Prishtinë. Mësimi në këtë shkollë zhvillohej në shtëpinë shkollë, sepse nxënësit dhe mësimdhënësit

 Ishin të larguar nga lokali i tyre shkollor. Dirigjenti R. Ramadani i cili korin e vajzave të shkollës së muzikës e ushtronte në shtëpinë shkollë për herë të parë me këtë kor u prezantua në koncertin vjetor që u mbajt në ambient të hapur në oborrin e shtëpisë shkollë. Në vitet në vijim koncerti vjetor nxënësve të kësaj shkolle mbahej në Teatrin Dodona që ishte afër shtëpisë shkollë të muzikës që ishte pronë e familjes së nderuar të z. Ibrahim Gashi. Kori i Vajzave të shmm ,,Prenk Jakova“ i drejtuar nga dirigjenti R. Ramadani, me interpretimin e Hymnit kombëtar dhe të disa këngëve korale, u prezantua edhe në Manifestimin për shenimin e 23 vjetorit të Univerzitetit të Prishtinës. Në atë kohë edhe studentët ligjeratat i ndjeknin në shtëpitë Fakultete. Kori ,, Prenk Jakova“ me me shumë sukses prezantohen edhe në Orë letrare për shenimin e 550 vjetorit të Flamurit kombëtar shqiptar. Në këtë orë letrare që ishte e organizuar nga SHLRK, pas prezantimit të korit poezitë e tyre i lexuan poetët Ali Podrimja, Mirko Gashi, Azem Shkrreli etj. Ky manifestim kulturorë u mbajtë në Institutin Alnanilogjik në Prishtinë. Ky kor u prezantua edhe në manifestimin kulturor për shenimin e dy Korrikut që u mbajtë në ambient të hapur, në fshatin Kolovicë të Prishtinës.

Pas migrimit në Gjermani dirigjenti R. Ramadani, në fshatin Hallëangen i tuboi fëmijët që me prinderit e tyre kishin ikur nga Kosova dhe organizoi korin dhe shkollën shqipe të diasporës. kori i fëmijëve shqiptar para publikut gjerman u prezantua disa herë. Pas atyre prezantimeve te bukura vendasit gjerman krijuan simpati të madhe ndaj fëmijëve shqiptarë që ishin strehuar në fshatin e tyre. Në vitin 1996 dirigjenti R. Ramadani në bashkëpunim me shkollë shqipe të diasporës në qytetin Būhl e themelon korin e fëmijëve shqiptarë mërgimtarë ,,Shkëndija“. Të ftuar nga DKRS e qytetit Bühl R. Ramadani me Korin Shkėndija, prezantohet në manifestime të ndryshme kulturore, në Festën e ëytetit Bühl, në Festën e njohur ,, Būhler Zëetschgenfest“ në Festat e fund vitit etj. Për Prezantime shumë të suksesshme, të cilat në shkrimet e tyre i lavdonin edhe disa gazeta gjermane,

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img