Sport

Ferizaj mposht Vëllaznimin e Gjakovës

By FerizajPress

April 30, 2016

Futbollistët e Ferizajt kanë mposhtur të shtunën rivalin e vjetër nga Superliga, Vëllaznimin nga Gjakova me rezultat 1:0. Ka qenë Albion Pira ai që i ka dhënë trepikëshin ekipit vendës me një gol që rrallë shihet në stadiumet tona. Tre minuta nga fillimi i gjysmëlojës së dytë, ekipi vendës arriti golin e avantazhit. Albion Piraj (min. 48) gjuajti furishëm nga distanca dhe topi preku këndin ku bashkohen shtylla pingule me atë horizontale, duke përshkuar më pas vijën fundore. Në gjysmëlojën e parë, Ferizaj kishte në pronësi topin, ndërsa kuqezinjtë krijuan disa raste të mira shënimi. Edhe në gjysmëlojën e dytë të dyja ekipet regjistruan raste të mira shënimi, por u mungoi konkretizimi. Trajneri mysafir, Skënder Shengyli, pas përfundimit të takimit theksoi se Ferizaj ishte më i mirë se ekipi i tij dhe se meritë arkëtoi tri pikë që i mundësojnë poziën në kreun e tabelës. Ndërsa Agron Selmani tha se Ferizaj me meritë fitoi këtë takim jo edhe aq të lehtë, kundër rivalit të vjetër nga Gjakova, duke u përforcuar në kreun e tabelës.