14,03,2025

Ferizaj, mjeku kujdestar në Emergjencë sulmohet me thikë nga një person

Must Read

Punëtorët shëndetësorë jo rrallëherë kanë qenë cak i sulmeve e kërcënimeve nga pacientët e familjarët e tyre të cilët shpeshherë i kanë akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Raste të tilla janë raportuar jo vetëm në spitale private, por edhe në ato publike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku një mjek është futur në sherr me një person, i cili dyshohet se tentoi edhe ta ther me një mjet të mprehtë.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për mjekun A.Z,  i cili sipas informacioneve të para është përfshirë në rrahje me të dyshuarin I.R, (22-vjeçar), i cili dyshohet se u kap me mjekun pas një mosmarrëveshje verbale.

Për motive akoma të panjohura, i dyshuari I.R.  ka tentuar edhe ta godas me thikë mjekun, por që kolegët e tij arritën të intervenonin dhe ta ndalonin të riun, i cili për pasojë përfundoi në pranga të Policisë.

Posa rasti është denoncuar, i riu është arrestuar dhe shoqëruar në stacion, ndërsa mjeti i mprehtë u konfiskua me rastin e kontrollit policor.

Deklaratë për rastin ka dhënë edhe mjeku që u përfshi në rast, i cili është intervistuar në cilësinë e viktimës.

Ndaj të dyshuarit I.R, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit policor, nën dyshimet për veprën penale “Sulm”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndalohen tre persona për rastin ” Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën "Kruja" në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img