02,08,2025

Ferizaj mirëpret për herë të parë Panairin B2B mes bizneseve të diasporës dhe atyre vendore

Must Read

Ferizaj, 1 gusht 2025 – Sot, në ambientet e hotelit Rubis në Komunën e Ferizajt u mbajt për herë të parë Panairi B2B, një ngjarje që solli së bashku biznese nga diaspora dhe ato lokale, me synim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimin e përvojave.

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, me qëllim ndërtimin e urave të qëndrueshme të bashkëpunimit mes afaristëve vendorë dhe atyre që veprojnë jashtë vendit.

Gjatë panairit, Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, z. Balton Derguti, vizitoi stendat e ekspozuesve dhe zhvilloi biseda të hapura me përfaqësuesit e bizneseve, duke diskutuar sfidat aktuale, mundësitë për investime si dhe ide konkrete për bashkëpunim në të ardhmen. Ndër të tjerash ai u shpreh se “Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për takime, shkëmbim idesh dhe krijimin e partneriteteve qe e çojnë perpara zhvillimin ekonomik te komunes sonë”.

Ku më pas ai shtoi se ky është vetëm fillimi i një tradite të re për ta afruar edhe më shumë diasporën me Komunën e Ferizajt.

Panairi B2B ofroi një hapësirë të veçantë për takime direkte mes bizneseve, duke u shndërruar në një platformë të re për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe përforcimin e lidhjeve me komunitetin e diasporës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Besnik Berisha njofton largimin nga NISMA Socialdemokrate dhe ndërprerjen e aktivitetit politik

Ferizaj, 1 gusht 2025 – Besnik Berisha, një prej figurave të njohura lokale të Nismës Socialdemokrate dhe kryetar i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img