27,07,2025

Ferizaj me zonë të lirë ekonomike

Must Read

Ferizaj.12.01.2018. Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, sot zhvilloj takim me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani.
Me Ministrin Hasani , kryetari Aliu bisedoi për shumë çështje me rëndësi për zhvillimin e projekteve të rëndësishme për Komunën e Ferizajt, konkretisht për fillimin e procesit të krijimit të zonës së re, e të lirë ekonomike, e cila sipas projeksioneve institucionale, do të jetë e veçantë për nga infrastruktura si dhe elementet tjera përcjellëse.
Ministri Hasani, u zotua se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, do të përkrahë fuqishëm iniciativën e kryetarit Aliu, duke gjetur mundësinë e financimit të projektit për ngritjen e infrastrukturës në zonën ekonomike e cila do të krijohet së shpejti.

Në anën tjetër Kryetar Aliu, falënderoj Ministrin Hasani për gatishmërinë e treguar, lidhur me projektin në fjalë dhe u zotua se sa i përket obligimeve që dalin për realizim të e këtij projekti nga ana e Komunës , ato do të përmbushen në kohë.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u bisedua edhe mundësinë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera me rëndësi, në funksion të ngritjes së mirëqenies qytetare.Kryetari Aliu në këtë takim shoqërohej nga Zëvendësministri i financave Mustafa Grainca, drejtori i shëndetësisë Besnik Berisha dhe udhëheqësi i kabinetit Selim Marevci.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img