16,05,2024

Ferizaj me traditën e “Ecjes Pranverore”

Must Read

Nëse jeni një person shumë i zënë me punë, por ju dëshironi të dukeni bukur dhe mbi të gjitha të jeni të shëndetshëm bëjeni këtë veprim.

Ecni.

Ky aktivitet po bëhet çdo ditë e më i rëndësishëm për njerëzit – sidomos ecjet e gjata në natyrë.

Jo vetëm se do të ndjeheni mirë, por gjatë këtyre ecjeve do të mësoni më shumë për vendet që i vizitoni, kulturën dhe njerëzit e mirë që gjithmonë i takoni.

Bëjeni pasi ecja u jep një emocion të veçantë, madje shpesh ju bën që t’i tejkaloni limitet fizike ashtu edhe ato mendore!

Po sepse tek ecni ju harron gjithçka të keqe, heqni stresin e akumuluar gjatë javës, shijoni çdo hap, ndonëse shpesh bëhen me vështirësi – mbi të gjitha natyrën e keni gjithmonë aty pranë.

Image may contain: one or more people, people standing, mountain, sky, tree, outdoor and nature
Image may contain: 5 people, people smiling, people standing, shoes, child, outdoor and nature
Image may contain: one or more people, people standing, tree, outdoor and nature

Ecje të tilla organizohen shpesh në Kosovë, sidomos nga stina e pranverës deri në përfundim të verës, njofton Klan Kosova.

Kështu edhe këtë pranverë ferizajasit organizuan “Ecjen Pranverore”,e cila tashmë është organizuar për të katërtin vit me radhë.

Ky organizim bëhet me qëllim të promovimit dhe të ruajtjes së turizmit malor në rajonin e Ferizajt.

Këtë vit ecja është realizuar në zonën malore të Syrinikës (Malet e Sharrit), konkretisht në Bjeshkët e Burrnikut.

Image may contain: 9 people, crowd and outdoor
Image may contain: 2 people, crowd, child and outdoor
Image may contain: one or more people, outdoor and nature
Pjesëmarrës në këtë ecje ishin mbi 230 bjeshkatarë dhe dashamirë të natyrës, klube dhe shoqëri bjeshkatare nga shumë qytete.

Ata ecën në shtegun e gjatë rreth 13.1 km, nga ora 08:00 deri në 17:00 të mbrëmjes, njofton Klan Kosova.

Ecja është organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” nga Ferizaj, e cila u mbështet edhe nga  bjeshkatare si: ShBA Prishtina, ShBA Guri i Shtrenjtë Shtime, ShBA Dardana, Klubi Alpin Gjilani, Klubi Alpin Bujanoci, ShBA Kaçaniku, Klubi Alpin Hani i Elezit, ShBE Shkupi si dhe te gjithë dashamirët e natyrës.
Image may contain: sky, mountain, cloud, outdoor and natureImage may contain: tree, plant, outdoor and nature
Image may contain: one or more people, grass, tree, sky, outdoor and nature
Image may contain: text

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Afrim Kurti zgjidhet kryetar i Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj

Klubi i gazetarëve "Haki Braha" në Ferizaj, në kuvendin e mbajtur me 15.05.2024, në mënyrë unanime ka zgjedh gazetarin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img