11,11,2025

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Must Read

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i Qendrës së Mjekësisë Familjare nr. 2, në rrugën “Remzi Hoxha”, një qendër moderne që pritet të ofrojë shërbime të standardeve më të larta për mijëra qytetarë të Ferizajt.

Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, dhe Drejtori i organizatës “Qatar Charity” – zyra në Prishtinë, z. Ahmad Al Ashal, si dhe dhjetëra punonjës shëndetësorë, përfaqësues institucionalë e qytetarë.

“Ferizaj sot ka një qendër shëndetësore ndër më modernet në rajon, e cila është pajisur me të gjitha aparaturat më të avancuara për kujdesin primar shëndetësor. Kjo qendër do t’u shërbejë mijëra ferizajasve me kushte dinjitoze e standarde bashkëkohore. Faleminderit ‘Qatar Charity’ për mbështetjen e jashtëzakonshme,” – u shpreh kryetari Aliu gjatë fjalës së tij.

Objekti i ri është i pajisur me kabinete moderne mjekësore, dhoma pune për stafin shëndetësor, hapësira për trajtimin e pacientëve, si dhe aparaturë diagnostikuese të gjeneratës së fundit, duke garantuar kushte të sigurta dhe efikase për personelin dhe pacientët.

Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Komunës së Ferizajt dhe organizatës humanitare “Qatar Charity”, e cila ka financuar ndërtimin dhe pajisjen e kësaj qendre.

Në fund të ceremonisë, kryetari Aliu uroi që kjo qendër të shërbejë gjatë e me sukses:

“Ta gëzojnë mantelbardhët dhe të gjithë ferizajasit këtë investim të ri që rrit cilësinë e kujdesit shëndetësor në komunën tonë.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KEDS, punime në rrjet. Këto pjesë të Ferizajt do të kenë ndërpreje të rrymës 8 orë

Punime në projekte investive 1. Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet: Dalja 10kV Drejtimi i Sillosit (kodi: 40041001) prej orës 09:00...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img