03,05,2024

Ferizaj : Mbi 100 aderime në AAK (Foto)

Must Read

Ferizaj.20.11.2016. Këtë të diele në qytetin e Ferizajt u shpërndanë mbi 100 libreza anëtarësie  nga AAK për  anëtarët e rinj të cilët  aderuan në këtë subjekt politik.

Në këto aderime të cilat u bënë në dy  vende të ndryshme, Ferizaj dhe në fshatin  Greme, ishte vet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili u dëshiroi mirëseardhje  anëtarëve të rijnë në AAK  e të cilëve një nga një edhe u dorëzoi librezat  e anëtarësisë.

Në një tubim i cili u organizua në Qendrën e Kulturës në Ferizaj nga Aleanca e Gruas   salla ishte e vogël të  zinte të gjitha gratë që kishin ardhur të merrnin librezat  e anëtarësimit  në këtë  subjekt politik.

Kryetari i AAK-së Haradinaj  ka falënderuar të gjitha anëtaret e reja për besimin dhe gatishmërinë që ti bashkohen këtij subjekti politik.

“Kosova do të jetë ashtu çfarë do ta bëjnë   edhe vajzat, nënat dhe gratë tona. Kosova duhet të jetë ashtu si e bëni edhe ju. Angazhimi i juaj në AAK tregon se ju keni vendosur që mos të lejoni që dikush tjetër të vendos për fatin e juaj dhe ju të jeni vetëm spektatorë por edhe ju të jeni pjesë e këtyre ndryshimeve. Ne kemi nevojë për një qeverisje  krijuese, një qeveri e cila punon për popullin e Kosovës” tha Haradinaj.

Haradinaj tha se edhe në zgjedhjet që po duket se nuk janë larg  AAK është e përgatitur të hyj në garë dhe të marrë  obligimet që i takojnë.

Edhe Xhavit Zariqi,kryetari i AAK-së dega në Ferizaj, ka përshëndetur të gjithë ata që sot  aderuan në këtë subjekt politik.

“AAK është subjekti  i vetëm  politik i cili mund të sjellë ndryshime e që këtë e ka dëshmuar edhe më parë. Dëshmia më e mirë   është edhe rritja e besimit në këtë subjekt me një numër kaq të madh të të interesuarve siç është rasti i sotëm. Rreshtimi i juaj prapa liderit të AAK-së z. Haradinaj është  besimi se është i vetmi lider i cili mund të shtyjë proceset përpara.” u ka thënë Xhavit Zariqi  pjesëmarrësve në takimin e sotëm.

Anëtarët e reja i ka përshëndetur edhe kryetarja e gruas së  Aleancës në Ferizaj  Xhemile Murati  e cila tha se një numër aq i madh i atyre që sonte kanë shprehur gatishmërinë  dhe vullnetin  që të jenë pjesë e këtij organizimi politik kanë një qëllim të përbashkët për ndryshimin e  e situatës që ka kapluar vendin.

Pas  dorëzimit të librezave në Ferizaj Haradinaj ka vazhduar rrugën për në fshatin Greme ku  edhe atje  një numër i madh i qytetarëve kanë aderuar në këtë subjekt politik.

Në këto takime ishin të pranishme edhe dy deputetet  e Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-së,Time Kadrijaj dhe  Teuta Haxhiu si dhe kryetarja e Aleancës së Gruas së AAK-së  Magbule Shkodra.

15135554_10209222842266445_2084526705_n 15175625_10209222824345997_1665171294_n 15134241_10209222814985763_623503244_n

15145182_10209223011590678_1148052502_o 15134156_10209223011710681_824679259_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img