Gjatë aktiviteteve të muajit qershor që po mbahen në kuadër të 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, mbrëmë në sheshin e qytetit është mbajtur “Sofra Tradicionale” nga ansambli “Kastriotët” dhe grupi i folklorit.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani me bashkëpunëtoret e saj, si dhe shumë mysafirë të tjerë.
Më këtë rast qytetaret ferizajas patën rastin që të argëtohen me këngë të folklorit të realizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” si dhe grupi i folklorit.
Në kuadër të aktiviteteve të muajit qershor sonte do të mbahet edhe një aktivitet letrar promovues i krijueses Tahire Berisha-Abazi, i organizuar nga Klubi Letrar “De Rada” në Ferizaj.