15,11,2024

Ferizaj: Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Must Read

Ferizaj.26.03.2018. Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, këtë të hënë ka mbledhur në takimin e radhës anëtaret e Komitetit për Politikë e Financa.
Në këtë mbledhje kryesuesja, ka prezantuar të gjitha pikat e rendit të ditës që janë parapare që të diskutohen në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës, por në këtë mbledhje u prezantuan edhe disa pika shtesë të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, e të cilat ishin në kuadër të fillimit të procedurave për përmirësimin e Planit Zhvillimor Komunal pa e cenuar vizionin dhe strategjinë zhvillimore. U diskutua për anulimin dhe zbatimin e Planit të Veprimit të PZHK-së që ka të bëjë me projektin “Ndërtimi i Spitalit Rajonal” në parcelën 22/4, ZK Ferizaj.

Në arsyetimin e kësaj pike të rendit të ditës, drejtori i urbanizmit Lulzim Aliu, tha se nga Drejtoria e Spitalit Rajonal të Ferizaj, ka kërkuar që spitali i ri të mos ndërtohet në këtë parcele dhe është paraqitur si hapësirë e papërshtatshme.

“Edhe pse vendimi për ndërtimin e spitalit në këtë parcelë është marr në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, ky vendim nuk është bartur fare në kadastër, si pasojë në fletën poseduese për këtë parcelë është shënuar vetëm se është pronë e Kuvendit Komunal, por jo edhe e destinuar për ndërtimin e Spitalit Rajonal, ndërsa në anën tjetër në pjesën hartografike digjitale të PZHK-së në këtë parcele është paraparë të ndërtohet objekti i spitalit të ri”, ka thënë drejtori Aliu.
Pro këtij vendimi ishin asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por kundër këtij propozim-vendimi ishin asamblistët e LDK-së të cilët edhe lëshuan mbledhjen e KPF-së.
Poashtu u diskutua edhe për propozim-vendimi mbi anulimin e zbatimit të Planit të Veprimit të PZHK-së që ka të bëjë me projektin “Ndërtimi i Stacionit të ri të Autobusëve” në parcelën188 zonën kadastrale në Ferizaj, për propozim-vendimin për anulimin e vendimit të Kuvendit të Komunës për destinimin e parcelës 188 për ndërtimin e banesave për të gjitha kategoritë e dala nga lufta dhe rasteve tjera, si dhe propozim vendimin për realizmin e aktivitetit të Planit të Veprimit të PZHK-së, ndërtimi i spitalit rajonal në parcelën 188-3.
Në këtë mbledhje u diskutua, propozim-vendimi për komitetit jo obligative e të cilat janë: Komiteti për Personat më Aftësi të Kufizuara, Komiteti për Arsim, Kulturë dhe Sport, Komiteti për Zhvillim Ekonomik, Komiteti për Kategoritë e Dala nga Lufta e UÇK-së, si dhe Komitetin për Barazi Gjinore. Për të gjitha këto Komitete u tha se përfaqësuesit të cilët do ta përfaqësojnë do të caktohen në mbledhjen e Kuvendit. U diskutua edhe për propozim-vendimin për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal të DA-së për vitin 2018-2022, propozim-vendimi për Plotësimin e Komitetit për Politikë dhe Financa me një anëtare nga LVV-ja, po ashtu u diskutua edhe për propozim-vendimin për formimin e Komisionit për Hartimin e Akteve Juridike, për propozim-vendimin për ndryshimin e Rregullores për Barazi Gjinore, propozim-vendimi për destinimin e parcelës kadastrale 145-0 për Zonën ekonomike.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 30 mars duke filluar nga ora 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img