Ferizaj. 25.01.2018. Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e komunitetit të sportit dhe bizneseve, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim përfaqësuesit e Klubit të Hendbollit “Kastrioti”.
Në këtë takim janë diskutuar një varg çështjesh që kanë të bëjnë me menaxhimin e klubit si dhe mbështetjen institucionale për ta rikthyer këtë klub në një superfuqi në rangun republikan.
Kryetari Aliu njoftoi të pranishmit në detaje për iniciativën e Komunës së Ferizajt për një reformim të klubit dhe planet afatgjata të mbështetjes përmes së cilave do të fuqizohet dhe promovohet edhe më tej Klubi i Hendbollit “Kastrioti”.
Më tej gjatë këtij takimi nga të gjithë të pranishmit u dakordua që të krijohet një grup punues për riorganizimin e klubit, i cili do të propozoj mandatarin, gjegjësisht të propozuarin për kryetar që bashkë me ekipin të paraqesin platformën për zhvillimin e mëtejmë të këtij klubi.
Me propozimin e të pranishmëve u formua grupi punues i përbërë nga:
1. Fikret Ibrahimi;
2. Lulzim Abazi;
3. Avdullah Isufi;
4. Fitim Ramadani;
5. Ahmet Hyseni – Petrova;
6. Flamur Salihu;
7. Basri Ibrahimi.
Ditëve të ardhshme u paralajmërua edhe një takim tjetër që do të mbahet me qëllim konkretizimi detal të kësaj iniciative dhe shpërndarjen e përgjegjësive për grupin punues.