26,12,2024

Ferizaj kampion në zbatimin e ligjit për barazi gjinore.

Must Read

Kristina Gashi – Bytyçi sot ka  përfaqësuar Komunën e Ferizajt në një tryezë të organizuar  nga MAPL. Në këtë  takim pjesëmarrës ishin Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme e MAPL-së, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Colleen Hyland, Hilmi Jashari, avokat i popullit, Jan Brathu, ambassador i OSBE në Kosovë, përfaqësues të Agjensisë për barazi gjinore, Edi Gusia dhe Blerta Iberdemaj dhe kryetarë të disa komunave të Republikës Kosovës.
Qëllimi ķëtij  takimi ishte të diskutohet për progresin e të arriturave dhe sfidave të përfaqësimit të barabartë gjinor në strukturat e vetëqeverisjes lokale.

“Komuna e Ferizajt në këtë qeverisje, në krye me z.Agim Aliu, ka transformuar përmbajtjen e Kuvendit të Komunës dhe qeverisjes lokale në aspektin e përfaqësimit të gruas, në këtë qeverisje. Për herë të parë Kuvendi i Komunës, organi më i lartë vendimmarrës udhëheqet nga një femër.Rol të rëndësishëm në rritjen e numrut të grave në pozitat udhëheqëse, kanë edhe partitë politike, të cikat duhet të kenë strategji të mirëfillta për fuqizimin dhe përkrahjen e grave para fushatës, gjatë fushatës e poashtu edhe pas zgjedhjeve, duke ju dhënë mundësinë që të udhëheqin në pozitat vendimmarrëse meritore.  Vetëm në këtë mënyrë kthehet besimi dhe vullneti i tyre që të jenë pjesë e politikës, duke i trajtuar barabartë me meshkujt. Kemi një shembull të mirë që duhet të ndjekin të gjitha partitë politike në Kosovë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë vendim që në këtë mandat, të rritet numri i grave në pozitat e larta politike, ku në Komunat që udhëhiqen nga PDK kryesueset e Kuvendit të Komunave të jenë të udhëhequra nga femrat, në këtë rast si Komuna e Ferizajt, komuna e Skenderajt, Komuna e Shtimës etj., poashtu gjatë zgjedhjeve të fundit ishin tri kandidate femra për kryetare të komunave, ku besoj se është nje motivim per femrat që në të ardhmën të synojnë të jenë kandidate për kryetare. Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë vetëbesim, më shumë përgjegjshmëri, më shumë etikë në punë, më shumë vendosmëri për rritje të transparencës. Një shoqëri me vetëdije të rritur në përmirësimin e segmenteve të lartthëna, me automatizëm mund të definohet si një shoqëri ku dy gjysmat e saj janë plotësisht të barabarda dhe vlerësohen për nga vlerat që kanë, e jo për nga fuqia imponuese.” ka shkruar Kristina Gashi-Bytyqi, kryesuese e Kuvendit të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img