Asamblistja komunale nga subjekti politik NISMA sot ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik dhe aktivitetin e sajë do ta vazhdojë si e pavarur
Kjo është deklarata e plotë e Flora Islamit
Të dashur miq,
Që nga viti 2017 si anëtare e subjektit politik
Nisma Socialdemokrate, kam dhënë një kontribut në çështje sociale kurse në
Kuvendin Komunal kam qenë gjithmonë Flora, as pozitë e as opozitë por, vetëm si
zëri i qytetarit.
Megjithatë subjekti politik në nivel lokal nuk
është që ka treguar shumë interes për çështjet e ngritura dhe kjo mungesë e
bashkëpunimit brenda partiak, më ka distancuar shumë, dhe nga sot kjo distancë
do jetë e përhershme pasiqë, sot e tutje nuk do jem pjesë e subjektit politik
Nisma dhe aktivitetet e mija me komunitetin do jenë të pavarura dhe jo si pjesë
e subjektit.
Falënderoj Nisma në Qendër, që është treguar
gjithmonë bashkëpunuese me mua si Asambleiste e tyre, por nga sot e tutje do
veproj si e pavarur dhe pa parti.
Mbështetja ime ndaj komunitetit do ta vazhdoj edhe
si e pavarur ashtu sikurse isha më parë.