Ferizaj është shpallur kampion në Ligën e Parë, në Grupin B, duke siguruar kështu inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Për këtë ka shkruar edhe klubi ferizajas në rrjetin e tyre social në Facebook, ku kanë falënderuar tifozët për mbështetjen.
“Tifozë të klubit, ne ju premtuam që do të rikthehemi menjëherë aty ku e kemi vendin, në Superligën e Kosovës. Misioni ynë u përmbyll me sukses”, thuhet në reagim.
“Urime lojtarëve për angazhimin, stafit për punën e palodhshme e mbi të gjitha sportdashës e tifozëri UJQI që na përkrahët”.
“Pritna Superligë, kësaj here si aktorë, e jo vetëm spektatorë. Urime Ferizajli”