08,11,2024

Ferizaj: Hapet Qendra “The Village Shopping & Fun”

Must Read

Mbrëmjen e sontme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, zëvendësministra, nënkryetarin e Komunës, Naim Ferati dhe drejtorë të drejtorive komunale morën pjesë në hapjen solemne të rrjeteve të dyqnaneve nga brende prestigjioze vendore e ndërkombëtare, në kampusin e dyqaneve “The Village Shopping & Fun” në Ferizaj.

Kjo zonë e ringjallur si zonë atraktive biznesi, ku janë vendosur brende të mirënjohura është shembull sesi Ferizaj paraqet nyjën e zhvillimit ekonomik dhe mundësive më të mëdha të punësimit duke ndikuar në energjizimin e ekonomisë lokale.

Duke e quajtur këtë ngjarje, festë të Ferizajt, në kryeqytetin e zhvillimit ekonomik, i pari i Ferizajt, Agim Aliu përshëndeti dhe falënderoi biznesmenët shqiptar dhe të tjerë që sollën investimet e tyre në këtë qendër.

“Ferizaj ka kohë që e them se është kryeqyteti i zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës dhe çdo ditë që ne kalojmë shtohet një fakt, shtohet një dëshmi se kjo është siç e themi ne. Edhe sot jemi para një dëshmie të tillë, se kryeqendra e zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës është Ferizaj dhe prandaj është nder dhe kënaqësi e imja që jam kryetar i kryeqytetit të zhvillimit ekonomik dhe sigurisht se kështu nuk do të ishte po të mos kishte Ferizaj, refleksion nga zanafilla e tij. Ferizaj është qytet i bashkimit të njerëzve, Ferizaj është qytet i bashkimit të bizneseve. Edhe sot kemi këtë bashkim të njerëzish dhe bizneseve. Ferizaj është sot qytet i respektimit të shumë ngjyrave, edhe sot po shohim shumë ngjyra në Ferizaj. Ferizaj është qytet i respektimit të heterogjenitetit, diversitetit, ky është suksesi i Ferizajt dhe ky sukses do të vazhdoj sepse ne bashkohemi me miq, ecim me miq, sepse vetëm me miqtë e vërtet do të gjejmë suksesin e duhur. Shembulli i Ferizajt është shembull për t’u ndjekur dhe ne si institucione e unë si kryetar i komunës, gjithmonë do të sillemi, karshi këtij refleksioni dhe karshi këtij shpirti të ndërmarrësisë së biznesmenëve. Më lejoni që të them edhe atë se vazhdueshëm kemi punuar dhe do të punojmë që Ferizaj me dinamizmin e saj t’i përgjigjet kësaj kërkese, kësaj natyrshmërie të ecjes së bizneseve. Komuna e Ferizajt tashmë ka dhënë prova se do të vazhdoj të jetë institucion mbështetës ndaj bizneseve. Ne tashmë nga shtatori për të gjitha amvisëritë dhe komunitetin e biznesit kemi liruar për 10% tatimin në pronë. Edhe kjo është një dëshmi se ne vazhdojmë të ecim bashkë me komunitetin e biznesit” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Qendra multifunksionale “The Village Shopping & Fun” ka një sipërfaqe prej 85.000 m2, është pronë e familjes së mirënjohur ferizajase Hoxha si dhe është qendra e parë e hapur multifunksionale në Kosovë. Në hapjen e sontme u mbajt një koncert muzikor ku para mysafirëve performuan këngëtarët e dashur për publikun, Mentor Haziri dhe Alban Skënderaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

100 fermerë ferizajas përfitojnë motokultivatorë nga Drejtoria e Bujqësisë

Në hapësirën para Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, pasditen e sotme u ndanë 100 motokultivatorë për 100...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img