14,01,2026

Ferizaj hap Panairin e Bizneseve Artizanale për promovimin e prodhuesve vendorë

Must Read

Sot, në Ferizaj ka filluar Panairi i Bizneseve Artizanale, i organizuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, me qëllim promovimin dhe mbështetjen e prodhuesve vendorë.

Panairin e vizitoi edhe Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Derguti, i cili theksoi se kjo ngjarje synon fuqizimin e bizneseve artizanale, duke u ofruar atyre hapësirë për promovim, rrjetëzim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Sipas tij, panairi paraqet një mundësi të rëndësishme për artizanët lokalë që të prezantojnë produktet e tyre unike dhe punimet tradicionale, si dhe të krijojnë lidhje të reja me konsumatorë dhe partnerë potencialë.

Panairi do të zgjasë katër ditë dhe gjatë kësaj kohe qytetarët do të kenë mundësi të njihen nga afër me produkte vendore dhe të mbështesin bizneset artizanale të rajonit.

Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që ta vizitojnë panairin dhe të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img