12,01,2026

Ferizaj hap dyert për Panairin e Bizneseve Artizanale

Must Read

22 korrik 2025 – Sot në Ferizaj është bërë hapja zyrtare e Panairit të Bizneseve Artizanale, një ngjarje që synon promovimin e punës së artizanëve vendorë dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore përmes produkteve të punuara me dorë.

Panairi u vizitua nga kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, z. Balton Derguti – drejtori i kësaj drejtorie, e cila është edhe organizatore e aktivitetit.

Në panair po marrin pjesë rreth 30 biznese artizanale nga Ferizaj dhe rajonet përreth, duke ekspozuar produkte të ndryshme që përfaqësojnë kreativitetin vendor, përkushtimin dhe trashëgiminë kulturore të qytetit.

Panairi do të zgjasë nga data 22 deri më 25 korrik 2025, duke ofruar vizitorëve mundësinë që të njihen më nga afër me produktet artizanale dhe të mbështesin artizanët lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img