24,11,2024

Ferizaj gjunjëzon Gjilanin, largohet prej zonës së rrezikshme

Must Read


Skuadra e Ferizajt ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Të dielën, Ferizaj triumfoi ndaj skuadrës së Gjilanit në ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll. Në duelin e luajtur të dielën në Ferizajt, skuadra vendase triumfoi me rezultatin 2:0. Me këtë fitore, Ferizajt është larguar nga pozita e parafundit në tabelë për t’u ngjitur në vendin e shtatë, me 31 pikë të mbledhura.

Një gol në pjesën e parë dhe një në të dytën, ia siguruar Ferizajt këtë fitore të rëndësishme. Golin e parë për Ferizajn në këtë takim, e shënoi mbrojtësi Gentrit Halili. Halili realizoi me kokë në minutën e 30-të pas harkimit të Albin Krasniqit nga goditja e dënimit.

Golin e dytë dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes, e vulosi Gentrit Ramusa. Ramusa realizoi në minutën e 53-të pas një topi të kthyer nga mbrojtja e Gjilanit që reagoi ndaj harkimit të Krasniqit. Ai shënoi me një gjuajtje të fortë prej rreth 16 metrave.

Gjilani ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak, pasi në minutën e 58-të, u përjashtua mesfushori Elton Cale. Cale u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër, të cilën arbitri Alban Shala e konfirmoi edhe me sistemin VAR.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img