20,09,2025

Ferizaj: Gjendet mjet i dyshuar i pashpërthyer në ‘Parkun e Lirisë’, ndërhyn KFOR-i

Must Read

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të shtunën në mesditë në Parkun e Lirisë në Ferizaj.

Rasti është raportuar nga një qytetar, i cili ka njoftuar policinë për objektin e dyshimtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:05 në rrugën “Brahim Ademi”.

Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës si dhe njësia e deminimit e KFOR-it (EOD), të cilët kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e zonës dhe kanë tërhequr mjetin e dyshuar të pashpërthyer.

“Rr.  Brahim Ademi,  Ferizaj. 09.08.2025 -13:05. Ankuesi m/k ka raportuar se në parkun e lirisë  kishte hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer. Në vendngjarje kanë dal te gjitha njësit policore njësiti i deminimit te KFORI-it (EOD) dhe e kane tërhequr mjetin e pashpërthyer”, thuhet në raportin 24-orësh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj B.R., i dyshuar për  veprën penale vrasja e rëndë në Balaj të Ferizajt

Ferizaj, 17 shtator 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img