05,07,2025

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me qëllim të mashtrimit të kompanisë së sigurimeve.

Sipas komunikatës zyrtare, më 02 korrik 2025, rreth orës 20:45, në Stacionin Policor në Ferizaj është paraqitur një shtetas i Maqedonisë së Veriut me banim në Gjermani, R. E., 55 vjeç, i cili ka raportuar se në qytetin e Ferizajt i ishte vjedhur vetura e tij Audi Q8 me targa gjermane, me vlerë rreth 130,000 euro.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, njësitet hetimore kanë ndërmarrë veprimet procedurale, përfshirë ekzaminimin e kamerave të sigurisë në zonën ku dyshohej se kishte ndodhur vjedhja. Nga verifikimet, është konstatuar se ankuesi në fakt nuk kishte qenë fare me veturën e përmendur në Ferizaj, duke ngritur dyshime të arsyeshme se kallëzimi ishte i rremë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se qëllimi i kësaj paraqitjeje të rreme ka qenë keqpërdorimi apo mashtrimi i sigurimit të lëshuar nga autoritetet kompetente gjermane.

Në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, policia ka kërkuar mbështetje nga autoritetet gjermane dhe ato të Maqedonisë së Veriut, për të lokalizuar veturën dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

I dyshuari është ftuar për intervistim nga hetuesit policorë, mirëpo deri më tani nuk është paraqitur në stacionin policor.

Policia e Kosovës njofton se hetimet janë në vijim dhe për çdo zhvillim të mëtejshëm publikun do ta informojë në kohë reale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Apel, KUJDES NGA ZJARRET

Ferizaj, 04 korrik 2025 Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img