25,12,2024

Ferizaj furnizohet edhe me 1,380 doza të vaksinës kundër koronavirusit

Must Read

Në Ferizaj ka rinisur sot procesi i vaksinimit kundër koronavirusit për personat e moshës mbi 65 vjeçare. Interesimi i kësaj grup-moshe për ta marrë këtë vaksinë sot ishte shumë lartë.  Madje, disa u detyruan të ulen edhe skaj rrugës për shkak të pritjeve të gjata.

Shefja e Vaksinimit në Ferizaj, Drita Nazifi-Emini, tregon se vetëm paraditën e sotme u vaksinuan 163 persona.

“Këto vaksina do të jepen si vaksina të dozës së parë për personat e moshës mbi 65 vjeç. Duke u bazuar në planin e vaksinimit, prioritet kanë pacientët e regjistruar në platformën E-Kosova, mirëpo nuk do të ketë përjashtime edhe për pacientët të cilët nuk janë regjistruar ata do të vijnë do të regjistrohen dhe do ta kenë mundësinë që të vaksinohen me dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca”, thotë Nazifi-Emini.

Nazifi-Emini tha se janë furnizuar mjaftueshëm me vaksina kundër COVID-19.

“Vijnë regjistrohen dhe presin duke u bazuar në kushtet dhe rekomandimet e ruajtjes së distancës. Është një fluks shumë i shprehur dhe kemi mjaft të interesuar, por mund të informojmë se do të ketë vaksina të mjaftueshme për të gjithë personat mbi 65 vjeç”, shtoi Nazifi-Emini.

Basri Beqiri i cili sot e mori vaksinën kundër koronavirusit, tregon se procesi shkoi mirë.

“Sot unë e mora vaksinën. Kam ardhë në orën 8:00 fiks. Jam lajmëru tek motra medicinale për pranimin e kandidatëve. Procesi ka shku në rregull, paraprakisht më kontrolloi mjekja e cila e dha vlerësimin e saj për gjendjen time shëndetësore dhe pastaj jemi drejtu me marrë vaksinën. Admninistrata e dha vërtetimin që jam vaksinu dhe kjo ishte e tëra”, tha Basri Beqiri.

Dozat e dyta për të gjithë të vaksinuarit deri tani, janë paraparë të merren në muajin korrik.

Beqiri i cili dozën e dytë të vaksinës duhet ta marrë më 23 korrik ka edhe një porosi për personat që kanë dyshime ndaj vaksinës.

“Unë nuk kam vërejtë kurrëfarë ndryshimi gjatë këtij procesi të parë, nuk e di pse bahet kjo. Unë iu preferoj të gjithë atyre që kanë me marrë vaksinën që ta marrin, besoj që kalojnë si unë pa kurrëfarë problemi. Bile ka qenë një vaksinim shumë më i thjeshtë sesa vaksinat e tjera”, shtoi Beqiri.

Ferizaj kësaj radhe u furnizua me 1 mijë e 380 doza të vaksinës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img