Ferizaj

Ferizaj filloi përgatitjet për shënimin e 17 Shkurtit- Ditës së Pavarësisë

By FerizajPress

January 21, 2019

Ferizaj.21. 01.2019. Në mbledhjen e sotme të rregullt të Këshillit të Drejtorëve, u diskutua për një varg çështjesh në sektorët komunal.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se ekzekutivi komunal po shënon çdo ditë rezultate domethënëse në përmbushjen e platformës qeverisëse.

Ndër të tjera, në prag të shënimit të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, i pari i Ferizajt, Agim Aliu autorizoi Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të bëj të gjitha përgatitjet e nevojshme për shënimin e kësaj date të rëndësishme për shtetin tonë.

Ndër të tjera në këtë mbledhje u diskutua edhe për përgatitjet për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, përgatitjen e raportit përmbledhës të punës për vitin 2018 si dhe planin dinamik për tremujorin e parë të 2019-tës si dhe një mori çështjesh që në planin afatshkurtër presin të marrin drejtimin e duhur në përmbushje të objektivave të punës.

Ekzekutivi komunal ka filluar vitin 2019 me një dinamikë të lartë të punës në secilin sektorë komunal, në përmbushje të pritshmërive qytetare dhe përmirësimit të shërbimeve komunale.