12,12,2025

Ferizaj: Dorëzon në Polici afër 2 mijë euro që i gjeti në rrugë

Must Read

Një 49-vjeçar nga Ferizaj ka dorëzuar në Policinë e Kosovës një portofol me para e dokumente të gjetur në rrugë.

Brenda këtij portofoli sipas Policisë kanë qenë 1 mijë e 860 euro, të cilat i janë kthyer pronarit.

“Dje rreth orë 18:50 një qytetar nga Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën “Ramdan Rexhepi” në Ferizaj. Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj”, ka thënë Policia.

Tutje është njoftuar se pas proceduarve të verifikimit të pronarit, në prani të Policisë, pronarit i janë kthyer paratë dhe dokumentet e tjera.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përgatitet për reshjet, fermerët e mirëpresin projektin

Për shkak të vërshimeve të mundshme, Komuna e Ferizajt ka nisur pastrimin e shtretërve të lumenjve, në mënyrë që...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img