03,07,2025

Ferizaj: Diskutohet për themelimin e drejtorive të reja komunale

Must Read

Gjatë ditës së sotme, Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu mbajti dy diskutime publike të ndara me qëllim diskutimi me akterët kyç për themelimin e drejtorive të reja komunale, përkatësisht themelimit të Drejtorisë së Sportit dhe Rinisë, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe Drejtorisë së Inspektoratit, propozime këto që kanë kaluar fazën e parë për diskutim publik në Kuvendin e Komunës, sipas propozimit të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu.

Nënkryetari Aliu, njoftoi pjesëmarrësit me këto propozime dhe synimet që ka ekzekutivi komunal me themelimin e këtyre drejtorive, ku do të riorganizohet puna në një pjesë të administratës komunale, si dhe do të ndikoj dukshëm në rritjen e ofrimit të shërbimeve dhe organizimeve komunale në këto sektorë, me ç’rast edhe u pranuan propozimet e të pranishmëve për themelimin dhe funksionimin e drejtorive të reja komunale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img