16,09,2025

Ferizaj dhe USAID me marrëveshje mirëkuptimi për Komuna Transparente

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me USAID për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM) për të mbështetur Komunën e Ferizajt me qëllim të ngritjes së shkallës së transparencës dhe llogaridhënies në prokurimin publik.

Përmes kësaj marrëveshje parashihet mbështetja me Arkivë moderne për të ngritur sigurinë e dokumentacionit të prokurimit, financave, të auditimit dhe të tjerë, pastaj me pajisje të teknologjisë informative, kamera të sigurisë dhe pajisje për menaxhim të kontratave.

Me këto pajisje moderne synohet të rritet kontrolli dhe cilësia e kontratave të implementuara nga ana e Komunës së Ferizajt.

Kryetari Aliu falënderoi USAID TEAM dhe përfaqësuesin Agim Salihu, zëvendësdrejtor i projektit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img