08,06,2025

Ferizaj binjakëzohet me Cedar Falls, IOWA- ShBA

Must Read

Ferizaj sot lidhi edhe zyrtarisht bashkëpunim në fushën e kulturës, sportit, ambientit, trashëgimisë kulturore, zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, praktika të avancimit të rolit të gruas në vendimmarrje me Komunën e Cedar Falls, në shtetin e IOWA-së në ShBA.

Këtë e ka bërë të ditur i pari i Ferizajt, Agim Aliu, përmes faqe së tij zyrtare në rrjetin social facebook.

“Nder i veçantë e kënaqësi e rrallë, të mirëpres në zyrën time, kryetarin e Cedar Falls, Robert Green, bashkë me drejtues e profesoratin nga Universiteti i IOWA-së Veriore, Presidentin Mark Nook, Cheryl Nook, Dr. Kristi Marchesani, Dr. Scott Peters, Dr. Matt Wilson dhe Dr.Bill Henninger ku konkretizuam këtë bashkëpunim, gjersa pata kënaqësinë e veçantë që t’i ndajë për herë të parë një personaliteti, dhuratën zyrtare të Komunës së Ferizajt – ku kryetarit Green i dhurova figurinën “Hyjnesha e Varoshit” ka shkruaf kryetari Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img