10,09,2025

Ferizaj bëhet edhe me një restorant modern

Must Read

Ferizaj.14.07.2017. Të enjten mbrëma është bërë hapja zyrtare e restorantin “Platinium” fshatin Babush të Ferizajt. Në këtë solemnitet mori pjesë edhe i pari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili shprehu kënaqësinë që Ferizajt po i shtohen çdo ditë e më shumë hapësira moderne.

Ai në fjalën e tij uroi që edhe ky biznes të ketë një afarizëm të mbarë për të qenë në funksion të zhvillimit ekonomik të gjithë komunës së Ferizajt.

“ Unë shpreh konsideratën time për secilën punë të dobishme që po e bëjmë bashkë në komunën tonë . Jam i gëzuar që në këtë mënyrë po arrihen suksese të njëpasnjëshme drejt një zhvillimi sa më të mirë ekonomik që na sjell dobi të shumëfishta” potencoi kryetari Svarqa me këtë rast.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku i cili uroi afaristët ferizajas për zgjerim të punëve biznesore dhe arritje të sukseseve.

Ndërkaq pronari i restorantit të sapo hapur ”Platinium” Mifail Vogliqi u tha të pranishmëve se pjesa ku ai ka investuar është një ambient i këndshëm dhe i përshtatshëm për secilin rast apo takim kurse shërbimi dhe ushqimi do të jenë në nivelin më të lart të mundshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img