Ferizaj ka mposhtur liderin e Superliges Ferronikelin me plot merit me rrezulltat 1-2 me golat e Ermal Krasniqit(2)
Feronikeli para tifozëve të vet u mposht me rezultatin 2:1 nga skuadra e Ferizaj, duke pësuar një gol fal gabimit amatoresk të portierit, dhe një nga gabimi i mbrojtjes.
Në këtë takim golin e parë e realizoi Feronikeli, me anë të Prekazit, kur po luhej minuta e 41’, shkruan lajmi.net.
Ishte Krasniqi ai që shfrytëzoi gabimin e portierit të Feronikelit për të barazuar rezultatin në 1:1. Ndërsa, Krasniqi golin e dytë e shënoi në minutën e 95′ për fitoren e Ferizajt.
Bylbyl Sokoli e ka quajtur lojën më të dobët të Ferizajt, pikërisht sot kur skuadra e tij mundi 2:1 Feronikelin në Drenas.
Fitorja më shumë erdhi nga gabimet e skuadrës vendase.
“Së pari fitore shumë e madhe. Ekipi im ka bërë lojën më të dobët në aspektin e disiplinës në lojë. Kjo lojë e dobët e jona u përmirësua në pjesën e dytë. Pësuam golin që gjatë tërë javës ushtruam të mos pësojmë në gola të tillë. Në pjesën e dytë shënuam një gol dhe prap po e them që nuk jam i kënaqur me lojën”, tha Sokoli për SuperSport, raporto Gazeta Olle.
“Neve na mbetet shumë punë, shumë disiplinë për të arritur suksesin”, shtoi trajneri i Ferizajt.