28,12,2024

Ferizaj: Babai i bën për spital djalin dhe dy vajzat e tij, arrestohet

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 51-vjeçar sot në rrugën “Reçaku” në Ferizaj, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë në familje.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tij e vajzave dhe djalit, të cilëve u ka shkaktuar lëndime si pasojë e goditjeve.

Pasi Policia ka marrë informacionin, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë e policisë

“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet M.G (M/K) i moshës 51 vjeçar,  i cili pas një mosmarrëveshje që kishte, iu shkakton lëndime trupore,  djalit me inicialet E.G (M/K) i moshës 24 vjeçar dhe dy vajzave të tij me inicialet A.G ( F/K) e moshës 23 vjeçare dhe E.G (F/K) e moshës 21 vjeçare, të cilët më pas për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente nê Ferizaj.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës,   me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe lëndim trupor”.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img