16,05,2025

Ferizaj: Asambleja e Fëmijëve, dhuroi libra për shkollën “Dardania” – Rakaj, në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë

Must Read

Shpërndarja e dijes është mision i kryesisë së re të Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj.

Me këtë motiv, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, 2 Prillit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, kryesia e Asamblesë së Fëmijëve, dhuroi një sasi të konsiderueshme të librave për fëmijë, të mbledhur nga vet ata, për bibliotekën e shkollës fillore “Dardania” në Rakaj, që edhe nxënësit e kësaj shkolle të kenë mundësi të shtuar për zgjedhjen e librave të ndryshëm.

Julinda Pira, kryetare e Asamblesë së Fëmijëve u shpreh e gëzuar me realizimin e këtij aktiviteti duke i krijuar mundësi bashkëmoshatarëve, gjersa shtoi se të tilla nisma do të ndërmerren edhe në të ardhmen nga Asambleja e Fëmijëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Plani operativ “Motoçikleta 2025”, konfiskohen 18 motoçikleta

Ferizaj, 15.05.2025Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img