FC Ferizaj e ka mposhtur Prishtinën 3:0 në ndeshjen e xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
“Ujqit” shkëlqyen në stadiumin me bar sintetik në Ferizaj teksa autorët e golave për vendasit ishin Oguns, Richards e Berisha.
Aktualisht skuadra e trajnerit Nevil Dede zë pozitën e tetë në rënditjen tabelore me 29 pikë.

