27,11,2025

Arrestohet një person për vrasje në tentativë

Must Read


Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,
sot rreth orës 11:55 ka pranuar një informacion se afër pompës së
benzinës ‘’Vata petrol’’ në fshatin Vatë të Kaçanikut është një rast therje
me mjet të fortë ( thikë) .
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka
dalë në vendin e ngjarjes dhe pas një punë intensive të policëve të
rendit dhe hetues , rreth orës 12:25 kanë arritur të arrestojnë personin e
dyshuar me inicialet F.N (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili kishte therur me
një mjet të fortë ( thikë) personin tjetër me inicialet T.D ( M/K) i moshës
mbi 30 vjeç , i cili nga ky incident ka pësuar lëndime të rënda në
kraharorë dhe pasi ka pranuar ndihmën mjekësore në Qendrën
Emergjente në Ferizaj , i njëjti për tretman të mëtutjeshëm mjekësor
është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Shkak i këtij incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin
këta të dy një javë më parë në fshatin e tyre Vatë.
I dyshuari, pasi është arrestuar nga policia është shoqëruar në stacionin
policor dhe po intervistohet , për procedura të mëtejme hetimore .
Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë kyçur edhe Sektori
Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , për të
mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri të ky
incident.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img