16,12,2025

Ferizaj: Arrestohet një person i kërkuar

Must Read

Stacioni policor i Ferizajt, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,
në bazë të një informacioni të pranuar , ka arritur që, sot të arrestojë një
person nga Ferizaj, me inicialet A.B (M/K) , 21 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të
Ferizajt, me dënim burgimi, në kohëzgjatje prej 8 muaj, për veprën
penale në bashkëkryerje ‘’Blereje , posedim,shpërndarje të paautorizuar
të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të
dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e
urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur
thirrjes së gjykatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img