05,05,2024

Ferizaj: Arrestohen tre persona, konfiskohet një sasi e drogës

Must Read

Në fshatin Jezercë, të Ferizajt, njësitet antidrogë të policisë, pas një informate të marrë ka ndaluar automjetin Jeep  me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari mashkull shqiptar së bashku me pasagjerin të dyshuarin e dytë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 11.95 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe një mulli për bluarje të narkotikëve. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në një rast tjetër në rrugën “Uran Tinova”, në Ferizaj njësiti antidrogë ka ndaluar një  veturë me targa vendore ku gjatë kontrollit tek i dyshuari ,në veturën e tij  si dhe në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar 17.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img