21,12,2024

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Must Read

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar për “vrasje e mbetur në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”, dhe një tjetër i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas policisë, tre personat e parë ishin të përfshirë në një rrahje të ndodhur më 17 tetor të vitit të kaluar në Ferizaj, ku kishte edhe të shtëna me armë zjarri.

“Me datën 03.05.2024 rreth orës 23:43 ekipe të policisë së Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) dhe të Njësisë së Narkotikëve në rrugën ” Astrit Bytyqi” në Ferizaj kanë ndaluar një veturë Audi me targa të Maqedonisë së Veriut”.

“Gjatë legjitimit të personave dhe kontrollimit të veturës janë gjetur tri armë zjarri ( pistoleta) dhe sasi e municionit. Ndërsa katër persona janë shoqëruar në stacionin e policisë, konkretisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve me dyshimin si persona të kërkuar, të përfshirë në raste kriminale, ndërsa tre nga ta kanë prezantuar dokumente identifikimi të rrejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, policia bëri të ditur se gjatë verifikimit të personave, të cilët të gjithë janë me shtetësi maqedonase, të njëjtit kanë rezultuar se ishin të kërkuar për rastin në Ferizaj i cili kishte ndodhur më 10 tetor 2023.

“Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore  dhe procedura tjera për ekstradimin e personit të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar”, thuhet në njoftim

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img