25,11,2025

Ferizaj: AAK organizon protestë për Haradinajn

Must Read

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e zhgënjyer me vendimin e sotëm të Gjykatës franceze lidhur me liderin saj, Ramush Haradinaj.

Edhe dega e AAK-së në Ferizaj këtë zhgënjim, ka vendosur ta shfaqë përmes një thirrje  tek qytetarët ferizajas për pjesëmarrje në protestën gjithëpopullore në Prishtinë.

Për për këtë dega e AAK-së në Ferizaj sot ka mbajtur një takim  me të gjitha strukturat e  këtij subjekti politik.

Me këtë rast Xhavit Zariqi, kryetar i degës në Ferizaj ka bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më masovike.

“Është kjo një lojë politike që po i bëhet çlirimtarëve të Kosovës, atyre që edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës i shpalli të pajafshëm. Drejtësia Franceze  po bie nën ndikimin e propagandës serbe dhe akuzave të trilluara, akuza që vien nga ata që bënë krime dhe u dënuan nga gjithë komuniteti ndërkombëtarë” ka thënë Zariqi

Protesta gjithëpopullore është  paralajmëruar për këtë të shtunë, më 4 mars, në ora 13, në Sheshin Skenderbeu.

17092793_10202957267089014_64911629_o 17035872_10202957263088914_303011812_o 16999142_1105660632889285_3671193730373190916_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img