26,06,2025

Ferizaj: 74-vjeçari vdes në rrugë, policia jep detaje

Must Read

Një burrë i moshuar ka humbur jetën sot në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

74-vjeçari I.H., ka humbur jetën si pasojë e një vdekjeje natyrale në Ferizaj.

Kanun Veseli, zyrtari i policisë për rajonin e Ferizajt tha për Klankosova.tv se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë hetimore të Stacionit Policor në Ferizaj për procedurat e mëtejme hetimore.

“Sot, më datë 26.06.2025, rreth orës 10:50, në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj, kemi pranuar një informacion se një person ishte i shtrirë në tokë pa ndjenja”.

“Patrulla policore ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendngjarje, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca, e cila ka dalë po ashtu në vendin e ngjarjes. Sipas mjekut  viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje l, si pasojë e një vdekjeje natyrale. Bazuar në informacionet e deritanishme, viktima është identifikuar I. H, i moshës 74 vjeç”, tha Veseli.

Më poshtë gjeni pamje nga vendi i ngjarjes:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj vazhdon mbështetjen për bujqit: 29 fermerë përfitojnë sisteme moderne të ujitjes

Ferizaj, 26 Qershor 2025 – Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka realizuar edhe një projekt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img