19,09,2025

Ferizaj, 72 aktakuza për një javë

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se gjatë javës së kaluar, ka ngritur gjithsej 72 aktakuza dhe ka paraqitur 6 kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

“Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë javës së kaluar janë ngritur pesë aktakuza dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsej 61 aktakuza , ka bërë 4 kërkesa për caktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë tetë 8 aktvendime për fillim të hetimeve.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka ngritur gjashtë 6 aktakuza.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj B.R., i dyshuar për  veprën penale vrasja e rëndë në Balaj të Ferizajt

Ferizaj, 17 shtator 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img