20,05,2024

Ferizaj 24 marsin e shënon me “Kafen e miqësisë”ferizajpress

Must Read

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” në Ferizaj ka mbajtur një aktivitet të titulluar “Kafja e Miqësisë” si iniciativë për të përkujtuar përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarako-policore serbe.

Në këtë aktivitet të pranishëm ishin përfaqësues nga Komuna e Ferizajt, përfaqësues të bashkësive fetare në Ferizaj, përfaqësues të Policisë së Kosovës nga Regjioni i Ferizajt, pjesëtarë amerikanë të KFOR-it, shoqëria civile dhe media.

Me këtë rast Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në “Avonet”, ka thënë se kjo datë ka një rëndësi të veçantë për popullin e Kosovës, andaj vendi duhet të mbajë aktivitete të ndryshme tradicionale që ndërlidhen me 24 marsin.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se kësaj kafeje i është përgjigjur me shumë kënaqësi, duke e konsideruar Ferizajn si vend të tolerancës në të gjitha fushat.

“Kjo është njëra ndër ditët më historike që lidhet me lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, është data 24 marsi atherë kanë filluar bombardimet e NATO-së më qëllim të vetëm shpëtimin të popullit të Kosovës, nga kërcënimet për shfarosje, vetëm e vetëm se i takonin një përkatësi tjetër kombëtare dhe bindje tjetër politike të luftës për demokraci, pavarësi dhe liri të plotë brenda këtij nen qielli të Evropës së zhvilluar”, ka thënë kryetari Svarqa.

E nga ana tjetër përfaqësues të KFOR-it amerikan nga kampi Bonstill u shpreh të nderuar me ftesën për kafe miqësie, me ç’rast janë zotuar për një bashkëpunim edhe të mëtutjeshëm me drejtues të pushtetit lokal të Ferizajt.

Kafja e miqësisë e organizuar nga rrjeti “Avonet” tashmë është bërë tradicionale me rastin e 24 marsit, ditës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Ndërkaë në shenje respekti për KFOR-in amerikan, kryetari i Komunës së Ferizajt, i ka dhuruar edhe një gravur përfaqësuesve të KFOR-it amerikan që ishin prezent në këtë kafe miqësie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img