Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nikadim të Ferizajt, ku një i ri i moshës 18-vjeçare ka gjetur vdekjen gjatë kohës që ishte në orar të punës.
18-vjeçari që humbi jetën sot në vendin e punës në Ferizaj është nga Komuna e Shtimes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se trupi i pa jetë i të riut është gjetur rreth orës 15:30 dhe është njoftuar menjëherë Qendra Emergjente.
“Sot, rreth orës 15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellë pa shenja jete”, ka deklaruar Veseli.
Policia ka arritur shpejt në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe ka mësuar se vdekja e të riut, i cili punonte në një fabrikë vendase, dyshohet të ketë qenë nga shkaqe natyrore.
Mjekët kujdestarë e kanë përcaktuar si të tillë pasi kanë konstatuar vdekjen, edhe pse detajet e ngjarjes nuk janë të plota në këtë fazë.
Teksa siç bëjnë të ditur familjarët e viktimës, i riu Shpresim Hysenaj pësoi sulm kardiak. I njëjti ishte edhe djali i veteranit të UÇK-së, Bekim Hysenaj.
Po ashtu, rasti është duke u hetuar më tej nga prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.