06,02,2026

Ferati: Gjykata Speciale s’e destabilizon vendin

Must Read

Ai ka deklaruar se vendimi për të ka qenë i vështirë, por i domosdoshëm, si edhe mundësi e mirë për të pastruar luftën e shqiptarëve për liri.

“Gjykata Speciale është obligim i institucioneve të Kosovës. Por është edhe mundësi të dështmohet që Kosova asnjëherë nuk është pajtuar me krime. Po ashtu edhe të sqarohet që UCK-ja nuk kan qenë strukturë kriminale. Nuk e kemi pëlqyer vendimin për Specialen. Sepse të gjithë materialin për të e ka servuar prokuroria serbe. Shpresoj që puna e saj të mos e destabilizojë Kosovën. Sepse shumica e atyre njerëzve për të cilët flitet që mund të jenë të akuzuar nga kjo gjykatë kanë dhënë për këtë shtet. Unë dua të besoj që stabiliteti i shtetit nuk do të rrezikohet”.

Sa i përket demarkacionit dhe liberalizimit të vizave, Ferati ka theksuar se këto dy tema janë thellësisht të lidhura dhe të ndërvarura.

“Para se të votohet demarkacioni, nuk është temë liberalizimi i vizave. Unë dua të besoj në deklaratat se kështu do të ndodhë. Duhet të kuptohet drejtë që miqtë ndërkombëtarë nuk na gënjejnë. Deklarimet e fundit thonë se pas ratifikimit të demarkacionit do të ndodhë procedimi i liberalizimit të vizave”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img