24,11,2025

Fer Volley fitues i Kupës së Federatës

Must Read

Finalja e Femrave – Kupa e Federatës
Fer Volley 3-0 Ferizaj
25-22, 25-14, 25-18

Trofeu i Kupës së Federatës u dorëzua fillimisht ekipit kampion Fer Volley nga kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, z. Bahri Gjinovci, në një atmosferë festive në Pallatin e Sporteve “1 Tetori”

MVP e Finales

Performanca më e mirë individuale e finales iu takoi ukrainases Daryna Onischenko të Fer Volley, e cila u shpall MVP për lojën vendimtare dhe stabilitetin që i dha skuadrës kampione.
Çmimi i MVP-së iu dorëzua nga Valon Nikqi, Sekretar i Përgjithshëm i FVK-së

Medaljet e Arta (Vendi i Parë – Fer Volley)

Medaljet kampione u ndanë nga:
• Faton Paçarada, Drejtor i Vlera Sport
• Bekim Krasniqi, Drejtor i kompanisë Arrbi
• Valon Xhafaj, Nënkryetar i FVK
• Emine Ramdani Reka

Medaljet e Argjendta (Vendi i Dytë – Ferizaj)

Medaljet për ekipin nënkampion u dorëzuan nga:
• Valon Xhafaj, Nënkryetar i FVK
• Gezim Brahimi, Anëtar i Bordit
• Antigone Veseli, Anëtare e Bordit
• Diellze Bytyqi, Zyrtare e FV

Fer Volley e mbylli finalen me dominim të plotë, duke e sjellë trofeun në Ferizaj dhe duke dëshmuar forcën e skuadrës së këtij edicioni.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img