19,11,2024

‘’Feniksi’’ përuron edhe dy shtëpi

Must Read

Ferizaj.28.12.2017. Shoqata humanitare “Feniks” nga Ferizaj sot ka përuruar edhe dy shtëpi. Falë njerëzve dorëshlirë me kulm mbi kokë u bë familja Kurti nga Bibaj i Ferizajt dhe familja Bajraktari nga fshati Budakovë i komunës së Suharekës. Shtëpinë për familjen Kurti e ka financuar marketi ‘’Eli-Ab’’, ndërsa ajo e familjes Bajraktari u ndërtua nga bashkëfshatarët.

Kryetari i ‘’Feniksit’’ Milaim Jashari duke e cilësuar vitin 2017 si të suksesshëm, tha se çdo punë që është bërë nga kjo shoqatë është meritë e popullit.

“Vitin 2017 shoqata ‘’Feniks’’ ka korrur një sukses të madh, sepse 24 shtëpi nuk është lehtë të punohen, duke i falënderuar shok e miq kemi gëzuar 24 familje dhe kjo ka ardhur nga populli, këto familje nuk kanë pasur mundësi me ndërtu kështu që falënderojmë gjithë popullin që kanë kontribuar”, tha Jashari.

Ndërsa, iniciatorët për ndërtimin e shtëpive për këto familje, thanë se ndihen mirë kur shohin buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve që kanë jetuar në kushte të mjerueshme.

“Ne kemi pasur njohuri për shoqatën ‘’Feniks’’ dhe kështu me disa shokë bashkë menduam që së bashku me ta të grumbullojmë mjete dhe kemi bërë një bashkëfinancim dhe kemi arritur ta ndërtojmë këtë shtëpi, unë falënderoj të gjithë donatorët që kanë përkrah këtë iniciativë dhe është ditë e veçantë për mua që të bëjmë kësi gëzimi për fëmijët”,tha Hajrush Bajraktari.

“Iniciativa jonë ka qenë që të përzgjedhim këtë familje me ndihmën e Bastriut i cili ka kontribu, po ashtu edhe shoqata ‘’Feniks’’, po ashtu edhe z.Tashollin që e ka blerë truallin për këtë familje”, tha Avni Mehmeti.

Kurse familjet përfituese u shprehën falënderuese ndaj të gjithë donatorëve.

“Kushtet i kemi pasur shumë të vështira, në një dhomë kemi jetuar shtatë vite, tani po shihet që do të jemi shumë më mirë, falënderoj të gjithë donatorët që më kanë ndihmuar, unë vetë nuk kam pasur mundësi me ndërtu po jam shumë i lumtur për fëmijët e mi”, tha Afrim Bajraktari.

“Falënderoj Allahun, babin tim që e ka ble truallin, Bastriun, po ashtu edhe “Feniks-in” dhe të gjithë që na kanë ndihmuar, kushtet i kemi pasur të vështira, burri në punë jo, por sot falënderoj të gjithë”,tha Elife Kurti.

Për një dekadë ekzistence, shoqata humanitare ‘’Feniks’’ ndërtoi 220 shtëpi, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img