13,10,2024

‘’Feniks’’ vë gurthemelin e shtëpisë së dytë për këtë vit

Must Read

Familja dy anëtarëshe Blenishti nga fshati Zaskok i Ferizajt,  që deri më tani ka jetuar në një shtëpi të vjetër të ndërtuar në vitin 1942, falë donatorëve dhe shoqatës humanitare ‘’Feniks’’ po bëhet me shtëpi të re.

Kryetari i shoqatës “Feniks”, Milaim Jashari, tha se do të vazhdojnë të jenë pranë familjeve nevojtare edhe më tej.

“Kjo familje ka pasur nevojë t’i ndërtohet një shtëpi, ka bërë një kërkesë tek ne 50-50 dhe kënaqësinë më të madhe shoqata ‘’Feniks’’ e ka kur punon me këtë popull që është solidar dhe që punon me shoqatën ‘’Feniks”, tha Jashari.

E zonja e shtëpisë u shpreh e kënaqur dhe falenderuese ndaj donatorëve duke thënë se me mjete vetanake nuk do të arrinin kurrë të ndërtonin shtëpi të re.

 “E falenderoj shoqatën “Feniks” dhe donatorët që janë duke e bërë një punë shumë të mirë dhe unë jam shumë e kënaqur, nuk e kam pritur fare, kam jetuar në një shtëpi të ndërtuar në vitn 1942, ka qenë me qerpiç, ka qenë e dëmtuar shumë”, tha Gjyla Blenishti.

Kjo është shtëpia e dytë për këtë vit që shoqata humanitare “Feniks” në bashkëpunim me donatorë e ka nisur për këtë vit. Udhëheqës të kësaj shoqate paralajmëruan që tashmë kanë siguruar donacione për fillimin edhe të dy shtëpive të tjera, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img