17,11,2024

‘’Feniks’’ përuron edhe tri shtëpi falë marketit ‘’Eli-Ab’’

Must Read

Ferizaj.14.10.2017. Shoqata humanitare ‘’Feniks’’, u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja edhe tri familjeve me kushte të rënda sociale. Kryetari i kësaj shoqate Milaim Jashari, tregoi se këto shtëpi janë ndërtuar me para të marketit “Eli-Ab”.

Ai u shpreh falënderues ndaj pronarëve të këtij marketi, të cilët po ua zgjidhin hallin e banimit shumë familjeve ferizajase.

“Këto familje kanë qenë në gjendje të vështirë, kanë jetuar në baraka dhe kemi ardhur i kemi vizituar mandej ia kemi propozuar pronarit të “Eli-Ab’’-it dhe ai i ka marrë për mbi vete me i rregullu këto familje, nuk po flasim shumë, por po flet puna e popullit, ‘’Eli-Ab’’ sot i lëshon tri shtëpi, sot një javë i kemi lëshuar 2, ndërsa dhe një tjetër do të filloj. ‘’Eli-Ab’’ ka bërë një punë të madhe, çdo vit ka 6 shtëpi i ndërton dhe asnjëherë nuk del nëpër media e të thotë e bëra këtë ose atë, por thotë se e kemi borxh, ata shprehen se çdo vit e bëjnë bilancin dhe 2% e ndajnë për bamirësi, është kënaqësi të jesh me ta. Ne shoqata “Feniks” kemi bërë një punë shumë krenare së bashku me këtë popull dhe shokët e mi dhe së bashku me popullin, sepse kjo punë është bërë me popullin”, tha Jashari.

Nërsa, tri familjet përfituese u shprehen mirënjohëse ndaj donatorëve dhe shoqatës ‘’Feniks’’. Ata thanë se me forca të veta nuk do të mundnin të ndërtonin shtëpi kurrë.

“Kemi jetuar në kushte të vështira, por falë Basri Sopës dhe shoqatës “Feniks”, sot familja ime po bëhet më shtëpi, ne nuk kemi pasur mundësi të ndërtojmë vetë, por sot më në fund po na gëzon Zoti”, tha Ridvan Veliu për Televizionin Tema.

“Po ndjehem shumë mirë, falënderoj pronarin e marketit “Eli-Ab” që është donator për ndërtimin e shtëpisë dhe shoqatën “Feniks”. Kemi jetuar në kushte të rënda në barakë, por sot i erdhi rendi që të jetojmë në shtëpi të re, po të kishim mundësi do ta ndërtonim vetë e nuk do ta ngushtonim askënd, por çka të bëjmë”, tha Liman Veliu.

“Jam shumë e lumtur sot, unë kam vetëm tri vajza dhe vetëm nuk do të mund ta ndërtoja, falënderoj pronarin Basri Sopa, Milaim Jasharin, Zoti i shpërbleftë ata”, tha Nadire Sylbega.

Shoqata humanitare ‘’Feniks’’, që nga themelimi i saj ka ndërtuar 215 shtëpi për familjet skamnore./TV Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img