05,05,2024

‘’Feniks’’-i përuron shtëpinë e 200-të

Must Read

Shoqata humanitare ‘’Feniks’’ nga Ferizaj, përuroi shtëpinë e 200-të që nga themelimi i saj. Familja fatlume kësaj radhe ishte Luta nga Ivaja e Kaçanikut.

Për gjithë këto shtëpi, kryetari i shoqatës ‘’Feniks’’ Milaim Jashari, falenderoi donatorët, pa ndihmën e të cilëve nuk do të mundësohej një gjë e tillë.

“Ne sot e kemi një kënaqësi shumë të madhe, kryesia e shoqatës “Feniks”, e cila ka bërë një punë të madhe që 10 vite, sot është një jubile i madh, gëzim i madh që kemi arritur tek ndërtimi i shtëpisë së 200-të, kjo kënaqësi është nga populli, i cili na e ka mundësuar këtë gëzim, populli e ka bërë këtë punë, ndërsa ne vetëm i kemi prirë”, theksoi Jashari.

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, u shpreh mirënjohës ndaj shoqatës “Feniks” dhe donatorëve, të cilët ndërtuan rreth 50 shtëpi në komunën që ai udhëheq.

“Tani emri i shoqatës “Feniks” është një emër që tek ne dëgjohet si një fjalë e bukur, për shkak që është një shoqatë që ka bërë shumë familje të gëzohet. Në komunën e Kaçanikut janë ndërtuar 47 shtëpi, unë si kryetar i komunës jam munduar të jem pjesë solidare e tyre dhe jam munduar që të participoj për çdo shtëpi. Unë falenderoj donatorët që po ndihmojnë këto familje, që po ua ripërtrijnë jetën”, u shpreh Besim Ilazi.

Falenderues ndaj atyre që ia ndërtuan shtëpinë, u shpreh edhe kryefamiljari Naser Luta.

“Jam shumë i gëzuar, falenderoj shoqatën “Feniks”, donatorët, të gjithë që më ndihmuan mua. Më parë kam jetuar në një shtëpi tejet të vjetër, tani do ta kem jetën më të mirë”, tha Naser Luta.

Përfaqësues të shoqatës humanitare “Feniks”, thanë se aktivitetin solidar do të vazhdojnë edhe më tej.

/ TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img